Albanska

Rruga për në shtëpi – të blesh dhe të shesësh banesë në Suedi

Të blesh ose të shesësh një banesë, shpesh kjo është marrëveshja (blerja) më e madhe e jetës dhe për t´i kuptuar të gjitha pjesët e këtij procesi, mund të jetë e ngatërruar. Këtu dëshirojmë ta lehtësojmë ty të lundrosh drejtë në tregun suedez të banesave dhe të krijohen parakushtet për një marrëveshje të sigurt të banesës.

Ne, po ashtu, kemi mundësi të ndërmjetësojmë me kontaktin me një përkthyes, i cili mund të ndihmojë në momentet e rëndësishme të marrëveshjes tënde për banesën. Kontakto me dëshirë me ndonjërën nga zyrat tona.

Format e banimit në Suedi

Roli i sekserit

Parapërgatitjet në prag të blerjes së banesës

Shikimi i banesës

Kontrollimi dhe inspektimi

Dhënia e ofertave

Kontrata

Koha në mes të kontratës dhe hyrjes në banesë

Dita e hyrjes në banesë

Çka përfshihet në banesë?

Nëse megjithatë diçka bëhet gabim

Ndërtim i ri - udhërrëfyes i blerjes së banesës me të drejtë banimi

Gjashtë këshilla të shpejta, rrugës për – shtëpi!

• Krijo një pasqyrë të tregut të banesave dhe nivelit të tyre të çmimeve – Njoftohu me statistikat dhe me shpalljet e banesave, p.sh. në Hemnet.se, Maklarstatistik.se ose zyrat e sekserëve dhe uebfaqet e tyre.

• Ki parasysh të sigurosh një premtim me shkrim për huan – Fol me më shumë banka për financimin e banesës dhe çfarë rregullash vlejnë në Suedi.


• Shko në shumë shikime të banesave – Vizito zona të ndryshme banimi dhe shko të shikosh shumë banesa, për të krijuar një idé se ku do të dëshiroje të banosh dhe cilët janë kriteret që ti kërkon kur je duke kërkuar banesën tënde të ardhshme.


• Ki parasysh që ofertat e dhëna nuk të lidhin ty për atë banesë dhe asgjë nuk është e kryer, para se blerësi dhe shitësi e kanë nënshkruar kontratën.


• Bëj shumë pyetje sekserit dhe shfrytëzoj njohuritë që ata kanë – Sekseri në Suedi angazhohet nga shitësi, por përfaqëson edhe interesat e blerësit.


• Mos harro të kontrollosh banesën – Në Suedi blerësi ka një detyrim gjithëpërfshirës kontrollimi. Kontrolloje me kujdes banesën të cilën dëshiron ta blesh dhe angazhoje, në rast nevoje, një ekspert inspektimi. Nëse e ke në plan të blesh një banesë me të drejtë banimi, është po ashtu e rëndësishme të kontrollosh ekonominë e shoqatës.